Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas publikimit të disa listave të veteranëve të rremë, duke thënë se në këtë listë bëjnë pjesë edhe shumë ish-luftëtarë që luftuan nën emblemën e UÇK-së, raporton KTV.
Ai ka shprehur zhgënjimin se si Prokuroria ka bërë gabime të tilla, duke kërkuar përmirësim të menjëhershëm të listave.
Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria që t’u kërkojë falje ish-ushtarëve të UÇK-së emrat e të cilëve figurojnë në këto lista.
“Unë, kryetar i OVL së UÇK-së, që me marrjen e detyrës sime si përfaqësues i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jam betuar që t’i përfaqësoj me nder dhe t’i mbroj dhe ruaj vlerat e mia dhe të bashkëluftëtarëve të mi, sot nuk janë fyer vetëm bashkëluftëtarët e mi që emrat e tyre figurojnë në listat me emrat e rremë të veteranëve. Sot ndihem i fyer unë dhe ndiej mllef të shoh emrat e tyre në një listë të tillë”, ka thënë ai.