Pse njerëzit i vrasin 100 milionë peshkaqenë në vit

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Brenda një viti njerëzit vrasin rreth 100 milionë peshkaqenë, ndërsa ekspertët tërheqin vërejtjen se nëse vazhdon ky trend, disa lloje peshkaqenësh mund të arrijnë buzë zhdukjes, transmeton Koha.net.

Fajtori më i madh për këtë numër të madh, është konsumimi i supës nga krahët e peshkaqenit, e cila është shumë e popullarizuar në Kinë e Vietnam e për shkak të së të cilës vriten pothuaj gjysma e numrit të përgjithshëm të peshkaqenëve.

Përgjatë historisë kjo supë ka qenë e pjesë e përhershme e banketit dhe e racioneve të dasmave në Kinë ndërsa kërkesa për të sa vjen e shtohet.

Për t’i përmbushur ato, gjuetia e ndaj peshkaqenëve është rritur në mënyrë drastike. Peshkatarët peshkaqenët i kthejnë në det pasi t’ua presin krahët.

„Mishi i peshkaqenit është relativisht i lirë, porse supa nga krahët është ajo që përforcon industrinë dhe kjo shpie drejt zhdukjes së këtyre gjallesave“, ka deklaruar për al jazeera Mark Meekan, biolog detar në Institutin për shkencë detare në Australi, transmeton Koha.net.

„Peshkaqenët nuk mund ta përballojnë këtë intensitet të gjuetisë, sepse rriten ngadalë dhe kanë relativisht pak trashëgimtarë. Nëse gjuhen pa kontroll, numri i tyre bie“, ka shtuar ai.

Gati 33 për qind e krahëve të peshkaqenëve në Hong Kong vijnë nga llojet e peshkaqenëve që gjenden në listat e të rrezikuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme