Sistemi imunitar i species humane ka evoluar ne qindra mijë vjet për t’i bere balle qindra mije mikroorganizmash dhe i ka përballuar ato me sukses deri sa kjo specie po arrin se shpejti 10 miliard ne bote.
Virusi i ri SARS-CoV-2 qe shkakton COVID-19 aktual jep një sëmundje akute qe ne një individ me sistem imunitar normal shërohet ne pak dite pa asnjë pasoje dhe ka një vdekshmëri totale rreth 1% sipas vlerësimeve te fundit.
Komplikacioni i vetëm i infeksioni Covid-19 është pneumonia, e cila me një mobilizim normal te imunitetit te fituar me limfocitet T dhe antitrupat specifike te prodhuar nga i infektuari shërohet me sukses pa asnjë pasoje.
Madje fitimi i këtij imuniteti është i nevojshëm për te krijuar atë imunitet te ‘tufës’ (herd immunity) qe i duhet popullatës për te mposhtur një mikroorganizëm qofte dhe ky i krijuar rishtas.
Qe ky imunitet ‘tufe’ te krijohet duhet qe te paktën 50% e një popullate te jete e imunizuar nga virusi qofte ne mënyre natyrale, qofte me vaksinim. Prandaj mirë se te vije ky virus i ri në njerëzit normale.
(Autori është themelues imunologjisë në Shqipëri)