Pse nuk duhet t’i pini ilaçet asnjëherë në stomak bosh

Prishtinë | 23 Gus 2023 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim dhe nuk i përmbaheni këtij udhëzimi, atëherë do të përballeni me efekte anësore shumë të dëmshme.

Ilaçet mund të jenë shumë të ashpra me stomakun kur ai është bosh.

Megjithatë, kjo varet nga fuqia dhe përqendrimi i substancave përbërëse të një medikamenti.

Disa ilaçe duhen marrë me stomakun bosh për të garantuar një përthithje dhe efikasitet më të lartë.

Sidoqoftë, ky rekomandim duhet bërë vetëm nga mjeku apo farmacisti.

Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim dhe nuk i përmbaheni këtij udhëzimi, atëherë do të përballeni me efekte anësore shumë të dëmshme.

Të përzierat

Shumë ilaçe e acarojnë stomakun deri në atë pikë sa të shkaktojnë të përziera.

Këto të fundit mund të shoqërohen edhe me të vjella.

Nëse të përzierat vazhdojnë dhe ilaçet duhen marrë me stomak bosh, atëherë mjeku duhet të rekomandojë një kurë tjetër ose ilaçe të tjera shtesë kundër kësaj simptome.

Konstipacion

Ekspertët rekomandojnë se ilaçet duhen shoqëruar gjithnjë me një gotë me ujë.

Disa ilaçe që merren me stomakun bosh mund të shkaktojnë konstipacion.

Suplementët e hekurit janë një shembull i këtyre medikamenteve.

Pirja e ujit mund të zvogëlojë ose parandalojë simptomat.

Sërish, farmacisti ose mjeku ka detyrën të ndryshojë recetën nëse simptomat përkeqësohen ose përshkallëzohen.

Diarea

Disa medikamente që merren me stomakun bosh mund të shkaktojnë kontraktime dhe diare.

Në varësi të llojit të ilaçit, situata mund të përmirësohet me kalimin e kohës.

Megjithatë është e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek për të trajtuar më mirë këto simptoma.

Ndryshimet në nivelin e përthithjes

Ilaçet përthithen me ritme të ndryshme në varësi të llojit të tyre.

Nëse një medikament i caktuar duhet shoqëruar dhe ju nuk i përmbaheni një udhëzimi të tillë, atëherë ilaçi përthithet në mënyrë të gabuar nga trupi.

Ilaçet kundër dhimbjeve e acarojnë stomakun, edhe pse ato përthithen më shpejt nëse ai është bosh.

Farmacisti ose mjeku duhet t’ju shpjegojnë më shumë nëse ilaçet e rekomanduara mund të merren me stomakun bosh pa ndikuar në dozën e caktuar.

Të ngjashme