Capital T vazhdon të jetë një nga artistët më të dashur për publikun.
Reperi ka qenë i ftuar në emisonin ‘Robi plaket kur don vet’ ku si rrallëherë ka folur për jetën e tij private.
Gjatë kësaj bisede reperi ka zbuluar se është beqar duke u shprehur:
“Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen”.