Edhe pse adhuruesit e Katy Perryt e kanë pritur me padurim këngën e re të saj ‘Woman’s World’, duket se ata nuk janë edhe aq të kënaqur me këtë projekt të ri muzikor.
Si titulli ashtu edhe teksti i këngës mundohen të dërgojnë një mesazh në favor të grave.
Megjithatë, nuk ndodh e njëjta gjë me videoklipin e këtij projekti.
Në komentet e lëna në YouTube, fansat thonë se videoklipi duket se është realizuar posaçërisht për sytë e burrave, pavarësisht mesazheve feministe që mundohet të përcjellë.