Pse nuk u shkarkua Valverde? Barcelona ruan filozofinë e 16 viteve

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Josep Maria Bartomeu ka bërë të qartë se ai ka ndërmend të vazhdojë me Ernesto Valverden për sezonin e ardhshëm.

Barcelona nuk e ka shkarkuar një trajner që prej largimit të Louis van Gaal 16 vjet më parë.

Skuadra katalanase më pas ndërroi edhe gjashtë trajner, por asnjëri prej tyre nuk u shkarkua, përcjell lajmi.net.

Radomir Antic, Frank Rijkaard, Pep Guardiola, Tito Vilanova, Tata Martino dhe Luis Enrique janë trajnerët që kishin ofruar dorëheqjen gjatë 16 viteve të fundit për ekipin e Barcës.

Kjo nënkupton se klubi e ka vazhduar filozofinë edhe për vite me radhë, pasi vendosi ta mbante Ernesto Valverden në stol.

Ish-trajneri i Bilbaos nuk pranoi të dorëhiqej dhe kësisoj ai mbetet pjesë e klubit së paku edhe për një sezon. 

Të ngjashme