Pse nuk zbriten çmimet nëse ka rënie në trendin e inflacionit?

Prishtinë | 12 Pri 2023 | 21:27 | Nga Shenoll Muharremi

Si funksionon inflacioni? Pse nuk zbriten çmimet nëse ka rënie në trendin e inflacionit…

Sot Agjencia e Statistikave publikoi shkallën e inflacionit për mars 2023 dhe ishte 7.6%, një rënie nga 12.1% janar dhe 10.5% shkurt. Po pse nuk po shofim ulje të çmimeve? Në fakt çmimet po rriten. Për shkak se inflacioni matet me nivelin e çmimeve 12 muaj më parë, nëse kemi inflacion 7.6%, mesatarja e çmimeve është rritur për këtë shkallë. Pra matja bëhet si në vijim: çmimi i produkit x në mars 2023 krahasuar me çmimin e produktit të njejtë gjatë mars 2022.

Nëse çmimi i produktit x në mars 2024 është i njejtë me çmimin e produktit gjatë mars 2023, atëherë mund të themi se inflacioni për këtë produkt është 0% apo nuk ka inflacion. Për të pasur ulje të çmimeve, duhet të kemi deflacion, apo inflacioni duhet të jetë në minus (psh -2.5%), por kjo nuk ndodhë shpesh.

Pra, kur ne po themi që shkalla e inflacionit po bie, po shpresojmë që trendit nuk është më në rritje, ndërsa po shkon drejtë normalizimit. Thuhet se deri në 2% inflacioni është i tolerueshëm për ekonominë. Më shumë se 2% do të shkakton telashe të mëdha për shkak se e zhverëson ekonominë, apo më mirë më thënë e shkatërron ekonominë dhe familjet.

Lajmi jo i mirë është që ne ndoshta nuk do të kemi asnjëherë kthim të çmimeve sikur ishin para 3-4 viteve, sic kanë dëshirë të gjithë. Por nëse kemi rritje të ekonomisë dhe mirëqenies viteve të ardhshme, atëherë kjo rritje do ketë efektin e uljes së çmimeve, se rritet ekonomia, bizneset dhe pagat me vlerën më të lartë sesa inflacioni.

Të ngjashme