Pothuaj të gjitha partitë e opozitës parlamentare, kanë ofruar alternativa për dalje nga stërkeqja qeverisëse jo vetëm ekonomike, zhvillimore e sociale por edhe politike, si dhe të mbrojtjes në kontekst më të gjerë të sigurisë.
Partia Demokratike përmes “moratoriumit parlamentar” synon shtyrjen e spektrit politik dhe shoqërisë civile drejt një kompromisi konsensual, për një “qeveri gjithëpërfshirëse” me mandat programor për të shpëtuar situatën.
Kjo duhet arritur me mjete juridike kushtetuese.
Për ketë do duhej të vihet në veprim Presidentja e vendit nga pozicioni dhe mandati që i jep kushtetuta, si autoritet mbi palë, siç do duhej të ishte, për arritjen e këtij kompromisi.
Në demokracitë e konsoliduara, kompromisi është mekanizmi parlamentar, që i zhbllokon proceset me impakt kombëtar, ngase jo arroganca e numrave imponon çdo herë zgjidhje.
A ka arsye të mjaftueshme për të kërkuar edhe zgjedhjet si zgjidhje!?
Po, PDK kërkon edhe zgjedhje të parakohshme sepse, vendi është duke u degraduar dhe duke u rrezikuar të shkoj në një konflikt të ngrirë apo edhe me keq duke krijuar entitet politik serb “asociacion me vetmenaxhim”, që sipas marrëveshjeve, Planit të Shkurtit në Bruksel, Aneksit të Marsit në Oher, e Statutit të Beogradit, do të qojnë në regjionalizim politik në veri të Kosovës, përkatësisht federalizim.
PDK kërkon po ashtu, zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak se, kjo qeveri është:
– duke e rritur krimin e organizuar, korrupsionin deri në përmasa ndërkombëtare diplomatike dhe nepotizmin e shfrenuar;
– duke i cenuar instuticionet e pavarura,
– duke e politizuar dhe kapur shërbimin civil dhe partiakizuar administratën shtetrore;
– duke e kapur drejtësinë me shkarkim të hetuesve,
– duke e mbajtur peng zgjedhjen e kryeprokurorit të formatizuar proceduralisht, për ta sjellë kryeprokuror siç po flitet, Besnik Kelmendin, i cili punoi edhe në masat e dhunshme të Milloshoviqit, me çka po shihet se kjo është politika e instalimit të ish-strukturave të lidhura me regjimin e Milloshoviqit, por edhe me strukturat jugosllave, duke vendosur në pozita pinjollët e drejtëpërdrejtë të tyre.
Po ashtu, PDK kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse kjo qeveri e degradoi ekonominë, e zbrazi Kosovën, i uli pagat, e i ndali investimet.
Kosova, për shkak të pandemisë e bllokadës që ju bëri tregu evropian prodhimeve kineze, rriti eksportet për 30-40 % në 2021-2022.
Por, ketë vit kemi rënje të eksporteve edhe pse u qel tregu, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE dhe Procesit të Berlinit, si dhe për shkak të politikave të këqija destimuluese për biznesin, filloj rënia e eksportit.
Kjo qeveri duhet të shkojë, sepse është qeveri mashtruese!
Sot, kjo qeveri po reklamon të hyra me të larta nga tatimi e dogana, por, e vërteta është se kemi rritjen e të hyrave nominale, për shkak të çmimeve të rritura, për shkak të akcizës në karburante, e për shkak të udhëtimeve ndërkombëtare, ku rreth 3-4 milion udhëtare, qarkulluan këtë vit vetëm në aeroportin e Prishtinës, dhe këta po i mbajnë të hyrat si numër të lartë. Por, vlera reale e atyre të hyrave është përgjysmë.
Kjo qeveri mashtron për rritje të çmimeve, se gjoja pandemia e lufta në Ukraine, janë shkaktar, por e vërteta është se kjo qeveri i mban çmimet e larta që të vjelë më shumë taksa nga akciza, TVSH, e tatime në fitim, që me mbush arkën e qeverisë në kurriz të qytetarëve, pastaj vjedhë rezervat e shtetit, e nuk ndërhyn me stimulime me mbajt të ulëta çmimet e ushqimeve bazë.
Sot, në Kosovë kemi dyfishim të çmimit të banimit, dyfishim të çmimit në shportën familjare, kemi paga me të ulta, dhe infrastrukturë (rruge) me të këqija nga mos mirëmbajtja e atyre ekzistuese, dhe ndalja e investimeve kapitale, kemi po ashtu, arsim e shëndetësi më të dobët.
Kjo qeveri i ka mbyllur rrugën shtresave të gjëra të popullsisë të kenë qasje në tregun financiar, në shërbime etj.
Prandaj po ti shtojmë të gjitha këtyre arsyeve edhe sanksionet në strukturat e mbrojtjes nga partneri ynë strategjik SHBA, me përjashtim nga Defender Europe 23 dhe mundësia e çertifikimit të kapaciteteve ushtarake me vlerësimin në nivelin e parë; sanksionet ekonomike e financiare nga BE, afera e krimit të organizuar me rezervat shtetërore në grurë, vaj, barna farmaceutike esenciale, gjetja e vrasësve me para ku target janë po të njëjtat personalitete siç i kishte edhe më herët krijesa e tyre terroriste “syri i popullit”, kërkesa për dëshmitarë të stisur kundër të mbajturve në Hagë dhe ata me intriga konfesionale, trafikim armësh ku në përqindje hapur involvohet Kryeministri i vendit dhe shumë ministra e deputet, koordinimi i politikave qeverisëse me eksponent të krimit si Radojçiqët e Simiçët, që cenojnë sigurinë e Kosovës, rajonit dhe SHBA, ndaj dhe janë në listën e zezë dhe në ndjekje ndërkombëtare.
Pra këta po kolaborojnë me armiqtë e SHBA-ve.
Tani me emërimin si anëtar të kabinetit të qeverisë, po shkelin edhe marrëveshjet ndërkombëtare që Kosovës i sollën pavarësinë, marrëveshjen e Kumanovës, përkatësisht Rezolutën 1244, e cila i detyron të largohen administrata shtetërore, ushtria e policia serbe nga Kosova. Zëvendësministri në fjalë ishte pjesë e këtij mekanizmi vrastar. Me këtë Kurti po e përmbush profecinë e errët të ish-kryetarit të Kuvendit, z. Kadri Veseli, se ky Albini do ta kthej Serbinë në Kosovë. Këto e shumë të tjera e kthejnë në imperativ largimin e kësaj strukture kuislingë nga qeverisja me kualifikimin sine morbo. Tani kjo mbetët si e drejtë veprimi në kohë, për opozitën në shtator në Prishtinë, apo Albini gjatë tetorit në Veri?!