Piercing në tragus është një piercing i bërë në zgjatimin e kërcit të vogël të pranishëm në aurikul që shërben për të mbrojtur kanalin e veshti nga agjentët e jashtëm. Janë shumë në modë piercing në këtë zonë të veshit: zgjedhja e një bizhuterie të vogël do të ketë një efekt të bukur, si me flokë të shkurtër, ashtu edhe me flokë të gjata.
Piercing në tragus është unisex: i pëlqyer nga djemtë dhe vajzat, ai përshtatet mirë me vathët e të gjitha formave. Nëse keni vendosur të bëni një tatuazh në tragus, më poshtë janë disa faktorë që duhet t’i merrni në konsideratë:
Rreziqet e piercingut në tragus
Gjëja e parë që duhet të bëni është të zgjidhni një profesionist. Është shumë e rëndësishme që vrima të hapet me dorë: tragusi është një zonë kërcore dhe përdorimi i pistoletës shpuese do të kishte një ndikim të dhunshëm.
Infeksionet
Si çdo piercing edhe ky mund të rrezikohet nga infeksionet: është e nevojshme të mbështeteni në duart e profesionistëve që përdorin mjete të sterilizuara dhe pas hapjes së vrimës duhet të keni kujdes me disa rregulla themelore të pastrimit.
Mos e prekni me duart të pista dhe lajini gjithmonë ato para se të pastroni tragusin: është mira ta dezinfektoni atë të paktën dy herë në ditë. Pas dezinfektimit lajeni me një sapun neutral dhe thajeni mirë për të shmangur ndonjë infeksion.
Në rast se vëreni ënjtje, keni ethe apo simptoma të tjera, vizitohuni tek mjeku për t’u siguruar që nuk keni ndonjë infeksion.
Sa dhemb piercing në tragus?
Kjo është një pyetje që nuk mund t’i japësh përgjigje në mënyrë absolute, duke marrë parasysh që dhimbja e shpimit të tragusit është personale: dikush percepton dhimbje të forta, dikush ndjen pak dhimbje. Sipas një klasifikimi të përgjitshëm, piercing që dhembin më shumë janë ato në organet gjenitale dhe ‘bridge’, dmth ato përmes hundës dhe syve.
Materiale të mira
Sido që të jetë tipologjia e vathit që do të vendosni, materialet që preferohen veçanërisht në javët e para janë ari dhe argjendi; janë hipoalergjike dhe të sigurta kundër infeksioneve. Shmangni ato që përmbanë nikel pasi mund të shkaktojnë reaksione alergjike.
Legjenda urbane rreth shpimit të tragusit
Disa nga legjendat thonë se piercing në tragus është përgjegjës për dhimbje koke të forta, dëmtim të dëgjimit, verbëri dhe madje paralizë të fytyrës. Para se të besoni ato që lexoni në internet, gjithmonë pyesni një profesionist i cili do t’ju japë indikacione të sakta.
Deformimi i tragusit
Kjo mund të ndodhë nëse shpimi nuk kryhet në mënyrën e duhur: Tragusi mund të ndryshojë formën e tij, por megjithatë veshi nuk dëmtohet.