Serbia po armatoset çdo ditë e më shumë me armë dhe mjete tejet moderne luftarake të cilat herë i merr dhuratë nga Rusia e herë i blenë po ashtu nga Rusia. Madje përkunder kundërshtimeve nga NATO (të pakten ashtu po deklarojnë mediat), Serbia nuk po ndalet. Presidenti Vuqiç, deklaroj se këto armë dhe pajisje të rënda (të gjitha sulmuese), po ju dashkan Serbisë që të mbrohet!? Vall, nga kush qenka i kërcënuar ky shtet? Ajo çka dihet dhe shihet është se Serbia jo vetëm që nuk është e kercnuar nga askush por është e përkëdhelur. Serbia nuk u dënua për gjithë ato luftra që zhvilloi në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe së fundmi në Kosovë e cila kishte kryer gjenocid dhe krime makabre, sidomos në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Armatosja e vazhdueshme e saj ka vetëm një qëllim. Rikthimin e territoreve të humbura të cilat edhe sot e kësaj dite i konsideron të sajat duke i vendosur edhe në Kushtetutë, rasti i Kosovës.
Qëllimet e Serbisë nuk është vështirë të kuptohen, por a jemi ne në nivelin e duhur të përgjegjësive? Pa asnjë mëdyshje e them se JO! Në vend që të ndërtojmë politika të mirëfillta të mbrojtjes të integruara me Shqipërinë dhe vendet mike , ne improvizojmë situata triumfaliste duke u vetmjaftu me ato tri ligje të miratuara në parlamentin e Kosovës që i japin kompetenca FSK-së për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Kjo klasë politike e dështuar po harron se nuk janë ligjet dhe improvizimet që mbrojnë vendin nga rreziqet dhe agresioni eventual. Është aftësia dhe përgatitja, armatimi dhe pajisjet ato që garantojnë një gjë të tillë. Në këtë drejtim, tani gati po bëhen 1 vitë që kur u bë ndryshimi i misionit dhe lere që nuk ka lëvizje në drejtim të blerjes së armëve dhe pajisjeve të nevojshme për mbrojtje, por ka një vend numrim absurd edhe në funksionalizimin e struktures se re organizative ushtarake e civile. E gjitha kjo po ndodhë sepse nuk ka vullnet për ndertimin e një ushtrie të mirëfilltë, por ka interesa të ngushta për të rehatuar dhe kontrolluar pozicione të rendësishme ushtarake e civile në FSK dhe Ministri të Mbrojtjes. Deri sa ne merremi me gjëra kaq banale dhe jo me ato çka presin qytetaret dhe shteti, Serbisë po ja letësojmë bukur shumë këtë garë të armatimit për “mbrojtje” siç po e quan Vuqiç.
Kjo qeveri e asfaltit dhe e shumë aferave, mbrojtjen e ka konsideruar luks, prandaj si duket edhe nuk i ka dhënë rëndësi. Një qeveri e përgjegjshme e dalë nga zgjedhjet, e udhëhequr nga VETËVENDOSJE! me Kryeminister Albin Kurtin nuk do tallet me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, por do ketë prioritet mbi prioritete mbrojtjen e vendit. Një Kosovë e dobët në aspektin e mbrojtjes mund të jet cak atraktiv i agresionit dhe destabilitetit që mund të krijon një Serbi super e fortë ushtarakisht. Andaj në vend të zbrazjes së buxhetit me autostrada super të shtrenjta, duhet të merremi seriozisht me orientimin e buxhetit në zhvillim ekonomik, arsimim cilësor, shëndetësi të mirëfillt, mbrojtje dhe mirëqenie për qytetarët.