Pjesa më e madhe e universit dixhital të Facebook- ende platforma më e madhe për lajmet e rreme, mbetet ende në dispozicion të përdoruesve, pavarësisht nga premtimet e kompanisë për të hapur burimet e të dhënave të palëve të treta që gjurmojnë keqinformimin.
Trajtimi i problemit të lajmeve të rreme, duhej të ishte një mision i lehtë. Franca kërkon miratimin e ligjeve të reja, që do t’i lejonin gjykatat të vendosin mbi saktësinë e raportimeve online përpara zgjedhjeve kombëtare. Shtetet e Bashkuara, propozuan një ligj për rritjen e transparencës, mbi ata që blejnë reklamat politike në mediat sociale.
Dhe Komisioni Europian do të miratojë kodin e vet të praktikës së dezinformimit më vonë gjatë këtij muaji, që synon të pengojë gënjeshtrat digjitale përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Por ndërsa votuesit, nga Bavaria në Gjeorgji shkojnë në votime, përpjekjet e politikanëve në këtë drejtim po ballafaqohen me një realitet të pakëndshëm:
“Tregtarët” e lajmeve të lajmeve janë një hap përpara, falë teknikave që i lejojnë ata të fshehin vendndodhjen e tyre, të maskohen si aktivistë lokalë, dhe blejnë reklamat politike në monedhën vendase të vendeve të tyre, për të shmangur rregulloret kundër ndikimit të huaj.
Truket e reja, të cilat gjithashtu përfshijnë një ndryshim në dezinformimin me bazë fotot, dhe përdorimin e shërbimeve të mesazheve në internet si ËhatsApp, janë të dizenjuara për të mposhtur përkufizimin tonë të vjetëruar, të asaj që përbën një lajm i rreme – i blerë jashtë, lehtësisht i identifikueshëm dhe i rremë.
Pjesa më e madhe e këtij dështimi, është mënyra se si politikanët po e përballojnë këtë problem. Ligjvënësit në Evropë, SHBA dhe vende të tjera, janë fokusuar në zhvillimin e luftës – njëra e lindur nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ku grupet e mbështetura nga Rusia blenë reklama në mediat sociale (shpesh në rubla), për të mbjellë dyshime në mendjet e votuesve perëndimorë, promovuan postime në Twitter dhe grupet e Facebook-ut, me një anglishte të shkruar keq, që të polarizonin debatin politik.
“Në nivelin e politikave, bisedat që kanë pasur njerëzit kanë ndodhur në vitin 2016”- thotë Kler Uordëll, drejtoreshë ekzekutive e First Draft, një organizatë jofitimprurëse që lufton dezinformimin në mbarë botën, bazuar në Shkollën e Qeverisjes Xhon F.Kenedi në Universitetin e Harvardit. “Sfida është se politikanët, nuk kanë fare njohuri se si funksionojnë këto platforma”- shton ajo.
Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se përpjekjet globale kundër dezinformimit, kanë qenë tërësisht një humbje kohe. Kanë ikur kohët kur Mark Zukerberg tallej me idenë se gënjeshtrat që përhapeshin në mënyrë virale në rrjetin e tij social, ndikuan votuesit në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.
Pas një krize ekzistenciale dhe zemërimit të investitorëve, kompanitë e teknologjisë si Facebook, e kuptuan në fund se ishin pjesë e problemit, duke përzënë mashtruesit digjitalë që përpiqeshin të blinin reklama për përhapjen e keqinformimit, si dhe duke zhdukur qindra mijëra llogari në mediat sociale të sponsorizuara nga shteti, dhe që promovonin mesazhe politike polarizuese.
Votuesit e zakonshëm, e kanë ende të vështirë ta identifikojnë kur ndeshin një dezinformimin. Por me termin “fake neës”, që është tani pjesë e fjalorit tonë të përditshëm, ka të paktën një ndërgjegjësim në rritje se jo gjithçka që lexojnë dhe shohin njerëzit në internet, duhet të merret si e mirëqenë.
E megjithatë, trajtimi i keqinformimit mbetet një punë në progres e sipër. Për shembull, 4 nga 5 llogaritë Tëitter që përhapin dezinformime gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, mbeten ende aktive, sipas një studimi të kohëve të fundit nga akademikët në Universitetin Xhorxh Uashington.
Pjesa më e madhe e universit dixhital të Facebook- ende platforma më e madhe për lajmet e rreme, mbetet ende në dispozicion të përdoruesve, pavarësisht nga premtimet e kompanisë për të hapur burimet e të dhënave të palëve të treta që gjurmojnë keqinformimin.
Në mesin e zhurmës globale që kompanitë e teknologjisë të bëjnë më shumë, këto kompani private po marrin më shumë përgjegjësi për të kontrolluar diskutimet online, një punë që zakonisht u takonte rregullatorëve publikë. Fakti që platformat duhet të veprojnë tashmë si gati-rregullatore të së vërtetës, i vendos ato në një kurs përplasjeje me politikanët, që përdorin në mënyrë rutinore platformat për të ndarë përmbajtjen e tyre të njëanshme – duke çuar kësisoj në akuzat, se ‘Big Tech’ po kufizon ligjërimin e ligjshëm politik.
Marija Gabriel, komisionerja dixhitale e Evropës, do të promovojë më 16 tetor kodin e ri të Bashkimit Evropian kundër dezinformimit. Bëhet fjalë për një sërë udhëzimesh jo detyruese që nxisin kompanitë si Google, Facebook dhe Tëitter, të rritin transparencën për reklamat politike në internet, dhe të reduktojnë numrin e llogarive të rreme në rrjetet sociale.
Kodi u hartua në konsultim të ngushtë me vetë kompanitë e teknologjisë. Megjithatë, një grup i ngritur për të monitoruar punën – i përbërë ndër të tjera nga kompanitë e medias – denoncoi reagimin e BE-së ndaj lajmit të rremë, duke argumentuar, ndër të tjera, se ai përmban “papajtueshmëri dhe nuk ka mjete konkrete zbatuese, ndaj s’ka asnjë mundësi për të monitoruar procesin e zbatimit”.
Pavarësisht nga kritikat, vende të tjera nga Brazili dhe India po mendojnë të fusin në zbatim kode të ngjashme të sjelljes për Big Tech. Por ato nuk janë në një hap me taktikat e një brezi të ri mashtruesish dixhitalë, dhe subjektesh të sponsorizuara nga shteti.
Aty ku grupet shpërndanin dikur mesazhe të rreme në rrjetet sociale, nga kompjuterat që mund të identifikoheshin si të vendosur në Rusi, individët tani zakonisht i maskojnë aktivitetet e tyre, duke pretenduar se gjenden në Shtetet e Bashkuara apo në pjesë të Evropës. Ata gjithashtu blejnë reklama politike nëpërmjet monedhave vendase, dhe jo rubla, sipas studiuesve që gjurmojnë dezinformacionet në internet.
Kjo e bën thuajse të pamundur përcaktimin se kush është i vërtetë, dhe kush jo në këtë lojë online të lajmeve të rreme, madje edhe kur kompanitë e teknologjisë angazhojnë ekipet e inxhinierëve dhe inteligjencës artificiale të sofistikuar në adresimin e këtij problemi, duke spastruar aktorët e këqij.
“Taktikat kanë ndryshuar”- thotë Ben Nimo, bashkëpunëtor në Laboratorin e Kërkimeve Ligjore në think tankun ‘Atlantic Council’, i cili vëzhgon fushatat e dezinformatave në internet. Njerëzit “po përpiqen shumë më tepër të mbulojnë gjurmët e tyre”.
Lufta gjithashtu është zhvendosur nga fjalët tek imazhet, një prirje që e kanë cekur vetëm pak propozime legjislative. Një pjesë e këtij ndryshimi është praktik. Për folësit jo-vendas që kërkojnë të përhapin dezinformata gjatë zgjedhjeve të një vendi tjetër, një ‘meme’ virale e riprodhuar mund të shmangë më lehtë zbulimin, krahasuar me një postim në Facebook të përkthyer keq.
Avantazhi? Dezinformata të tilla mbeten të vështira për t’u censuruar – ose rregulluar – sepse e njëjta foto mund të përdoret për satirë ose lajme të rreme. Rritja e shërbimeve të mesazheve në internet si ËhatsApp – pothuajse i pamundur për t’u rregulluar për shkak të niveleve të larta të kriptimit – në vendet në zhvillim si India, ka shkuar krah për krah me një gjeneratë të re të keqinformimit, që mund të ndahet gjerësisht mes grupeve me mijëra përdorues.
Ky është “shteti” i lajmeve të rreme, teksa mbërrijmë në fundin e vitit 2018, një botë e ndryshme nga 2 vjet më parë. Për të luftuar këtë kërcënim, politikanët duhet të përditësojnë taktikat e tyre, ose do të mbeten prapa në këtë betejë.
/Politico.eu/