A ju ka thënë ndokush kohët e fundit që të buzëqeshni? Apo se do të dukeshit shumë më mirë nëse do shtoni disa grimasa buzëqeshjeje në fytyrë? Fakti që shumica e meshkujve tentojnë të rregullojnë buzëqeshjen e femrave të tyre nuk paraqet ndonjë lajm – por një fenomen që tërhoqi vëmendjen edhe në media kur Presidenti Trump veçoi shefen e zyrës si buzëqeshja më e bukur duke i thënë presidentit irlandez: “Vë bast se ajo ju trajton shumë mirë”!
Vlen për të rikujtuar se në kulturën tonë, buzëqeshja e femrës rrallëherë lejohet që të jetë vetëm një buzëqeshje, shpesh herë merret si shenjë e nënshtrimit, tolerancës, pajtimit, bashkëpunimit dhe/ose mungesës së zemërimit femëror dhe emocioneve tjera problematike.
Por, femrat nuk janë prirur që gjithnjë të buzëqeshin, madje këto femra në të vërtetë janë konsideruar si persona që sjellin telashe dhe tejet devijuese.por, sot femrat e buzëqeshje konsiderohen si epitomi e feminitetit të bindur. Si erdhi deri te ky ndryshim?
Femrat e buzëqeshura dikur janë konsideruar si të rrezikshme dhe të shthurura
Shoqëria pernedimore nuk ka preferuar gjithnjë femrat që buzëqeshnin, madje këto në të kaluarën janë konsideruar si të dyshimta dhe mëkatare, ku buzëqeshja e femrave është parë si një shenjë e hapjes së trupit ndaj mundësive të mëkatit.
Pra, një grua nuk ka guxuar që të pëshendet në publik persona tjerë duke iu buzëqeshur, sepse mënjëherë është vënë në dyshim sjellja e saj si e përdalë. Shumë nga paragjkimet mahskullore të epokës në lidhje me buzëqeshjen femërore janë shfaqur edhe në kritikat e shumta të Da Vinçit dhe Monalisa-s, duke e krahasuar buzëqeshjen e saj nga kritikët e artit si mbajtje e instinktit pushtues, egërsi, vullnetin për të joshur, hijëshinë e mashtrimit si dhe mirësinë që fsheh një qëllim mizor.
Eventualisht, femrat e pasura mund të buzëqeshin – por jo pa kritika
Buzëqeshja femërore filloi të bëhej më e pranueshme kah fundi i shek. 18 pasi filluan t’i portretizonin femrat aristokrate. Por, si duket buzëqeshja femërore akoma vazhdonte të trondiste, ku e qeshura e tepërt konsiderohej si skandaloze.
Reklamat ndihmuan që buzëqeshja femërore të dukej më pak tabu
Buzëqeshja e femrave përmes reklmavae dhe imazheve u bë popullore në shek.20 me anë të fushatave reklamuese duke e bërë kështu buzëqeshjen e femrave më pak tabu temë. Kështu filluan të bënin reklama me femra duke mbajtur aparat fotografik në duar, në mënyrë që të pranohej më lehtë sjellja e tyre, kështu filloi të bëhej si modë dhe duke u pavarsuar femrat në imazhet që do shisnin prodhimet e kompanisë në fusha të ndryshme për dekada të tëra.
Femrat mësohen që herët të buzëqeshin në jetë – për shkak se kjo tregon që ato nuk janë agresive
Kultura jonë definitivisht sjell ende barrën që mbajnë femrat me buzëqeshje, në faktin se këto mësohen të buzëqeshin për të qenë më të sjellshme, të dashura dhe të këndshme për publikun. Këto femra iu referohen kërkesave të të tjerëve, duke mbetur sërish nën hije të heshtura dhe të flasin vetëm kur iu thuhet, vetëm sepse janë femra.
Në njëfarë mënyrë buzëqeshja e femrës lidhet me gjendjen e saj emotive, për shembull ne mësohemi që ato të jenë gjithnjë të gatshme për t’u sjellur mirë dhe vepruar këndshëm dhe në momentin që nuk i shohim të buzëqeshura mënjëherë lind dyshimi se janë të zemëruara, andaj edhe ndonjëherë këto femra përvetësojnë presionin për të buzëqeshur, në mënyrë që mos të perceptohen gabimisht.
Buzëqeshja në punë mund të jetë shpatë me dy tehe
Kur bëhet fjalë për vendin e punës, pamja bëhet akoma më e komplikuar. Femrat përballen me shqetësimin se po nuk u sjellën mirë dhe këndshëm, atëherë edhe do të nënvlerësohen nga kolegët e punës, nga ana tjetër po u treguan më të vrazhda dhe jo gjithnjë të buzëqeshura, ato do të krahasohen me fuqinë mashkullore dhe tradita e dominimit mashkullor nuk e lejon këtë sepse shpesh asistenca e grave shihet shpesh si agresivitet kërcënues ose sfidues gjinor.
Andaj edhe sipas studimeve të fundit, buzëqeshja femërore është paragjykuar në shumë mënyra, duke theksuar se fytyrat e qeshura lexohen automatikisht si më femërore ndërsa fytyrat e ngrysura apo agresive lexohen si meshkuj, dhe kjo mund të shkaktojë konfuzion dhe shtyerje, veçanërisht në situata profesionale.
Puna ua kërkon femrave që të jenë të buzëqeshura
Përderisa femrat që nuk buzëqeshin në një mjedis profesional mund të shihen si kërcënuese, ekziston një çështje tjetër kur bëhet fjalë për femrat dhe buzëqeshjen e tyre në punë. Shumica e ambienteve punuese u kërkojnë që të zbatojnë shërbimin e buzëqeshjes, sidomos në profesione që kërkohet për të qenë të sjellshme dhe të qeshura, të tilla si kujdesi ndaj pleqve, mësimdhënie, përkujdesje ditore, shërbime në aeroplan si stjuardesë apo sekretare. Buzëqeshja në këto lloj profesione është simbol i hapjes ndaj kujdesit emocional dhe kujdesit të të tjerëve si një profesion – pra mund të llogaritet edhe si punë emocionale që mund të krijojë shumë lodhje.
Sipas studimeve të shumta, femra të ndryshme sqarojnë se sa poshtëruese mund të jetë reagimi i meshkujve duke i provokuar në mënyra të ndryshme dhe se sa duhet të jenë të durueshme dhe të luajnë rolin me qetësi dhe butësi për hir të mbajtjes së punës.