Pse Princi William nuk mban kurrë unazë në gisht?

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 14:21 | Nga

Kur Princi William i propozoi Kate Middleton në vitin 2010, i dha asaj një unazë mahnitëse me gur safiri 12 karat, që Princesha Diana, nëna e tij e ndjerë, e vendosi në ditën e dasmës me Princin Charles.

Por pavarësisht se Dukesha e Kembrixhit vendosi bizhu të reja, nuk pati një shkëmbim të jashtëzakonshëm unazash, sepse Princi William nuk ka mbajtur kurrë unazë. Arsyeja? Thjesht nuk është në stilin e tij.

Pak ditë para ditës së madhe të çiftit, pallati mbretëror, në një deklaratë zyrtare, lajmëroi edhe shmangien e traditës duke thënë: “Është vetëm preferencë personale.”

Dukesha e Cambridge është në pritjen e saj të ëmbël në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe zërat e fundit raportojnë se ajo është në pritje të dy binjakëve.

Lajmi është bërë me dije nga mediat britanike sipas të cilave, Kate do të sjellë në jetë 2 vajza.

Po sipas të njëjtave burime thuhet se njërën nga të cilat Kate ka shprehur dëshirën ta quajë Diana, në nder të Princeshës më të dashur për britanikët. Aktualisht Kate dhe William kanë dy fëmijë, djalin George dhe vajzën Charlotte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme