Sondazhet kanë treguar se në SHBA, 40% e punonjësve nga 2 mijë të intervistuar janë shprehur se janë gati të largohen nga puna që bëjnë.
Zakonisht një tentacion i tillë lidhet më së shumti me raportin prishur, jetë profesionale-jetë personale, por në këtë studim të fundit,rezultoi se në fakt nuk ishte ky problemi.
Ndërkohë studiuesit arritën të identifikojnë tre arsye të tjera që zakonisht i bëjnë punonjësit të mendojnë një alternativë tjetër punësimi.
Mungesa për rritje profesionale – Fokusimi tek detyrat e përditshme rutinë jo vetëm që nuk të zhvillon por as nuk të lejon as të gjesh kohën e duhur për të gjetur hapësira të reja zhvillimi.
Mungesa e vlerësimit – Është e natyrshme që dëshironi të ndiheni i vlerësuar për punën tuaj. Dhe kur ky vlerësim mungon, vetvetiu lind dëshira për të gjetur një vend tjetër ku një gjë e tillë nuk mungon.
Oraret e zgjatura – Sidomos kur kjo bëhet e vazhdueshme.