Presidentja Vjosa Osmani, pas vizitës në Mitrovicë për të uruar kryetarin e ri, Faton Peci, u pyet se pse më herët s’e kishte vizituar ish-kryetarin Bedri Hamza.
Këtë presidentja e quajti “fake news”, propagandë dhe gënjeshtër. Ajo tha se e ka vizituar disa herë Hamzën, jo vetëm në komunë, por edhe në vende të ndryshme, raporton Ekonomia Online.
“Kam mendim dhe mendimi i parë është që ajo sapo e the është fake news, është propagandë, është gënjeshtër. Sepse jo njëherë, por disa herë e kam vizituar Bedri Hamzën në këtë zyrë sa ka qenë kryetar. Jo vetëm në këtë zyrë, por kemi qenë nëpër projekte të ndryshme, shkolla e biznese. Edhe kryetari paraprak e ka pasur përkrahjen time të plotë për aq sa është në kompetenca tona”, nënvizoi Osmani.