Pse sherebela konsiderohet si një nga bimët më shëruese në botë?

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 00:23 | Nga Ekonomia Online

Sherebela kategorizohet në një nga ilaçet më të mira.

Kjo bimë rritet në shpate gëlqerore, në kullota, nga zonat e ulëta e deri te ato alpine.

Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial 2 %, saponine, alkaloide, lëndë rregjëse, rrëshirë.

Çaji i përfituar nga sherebela përdoret për pastrimin e gjakut, kundër djersitjes gjatë natës.

Shkenca moderne ka dëshmuar se sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën te dobishme për diabetin.

Çaji i sherbelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet nje solucion shume i mirë për gargar për bajamet e inflamuara dhe grekët e skuqura. Madje përdoret nga tenorë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.

Kohët e fundit është dëshmuar qe sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes se Alzheimerit.

Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Për shkak te veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme te tilla, pini çaj nga sherebela.

Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.

Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme