Thuhet që thinjat e parakohshme dalin nga stresi, mirëpo nuk dihet se cili është mekanizmi që e shkaton këtë fenomen.
Disa nga hulumtuesit e Universitetit të Harvardit mendojnë që ka të bëjë me sistemin simpatik nervor, që njihet për aktivizimin e përgjigjeve të organizmit ndaj rrezikut.
Një nga autorët e hulumtimit Ya Hsu tha se nëse jemi në stres sistemi jonë simpatik aktivizohet plotësisht, kjo bëhet me qëllim të mbrojtjes së organizmit.
Flokët e thinjura bëhen nga noradrenalina, e cila shkaktohet nga një neurotransmiter i prodhuar në sistemin nervor që ndihmon në humbjen e melanociteve.
Nga eksperimenti në minj, Universiteti i Harvardit erdhi në përfundim që stresi akut e sulmon sistemin imun dhe qelizat që e prodhojnë ngjyrën e flokëve.