Sa besim keni tek partneri apo bashkëshorti juaj? Mjaftueshëm për të shkëmbyer fjalëkalimet e rrjeteve sociale?
Për shumë fjalëkalimi konsiderohet i shenjtë, ndërsa për të tjerë, kërkimi i fjalëkalimit është provë në të cilën duhet vënë patjetër një lidhje, për të parë sa të ardhme mund të ketë.
Sipas “The New York Times” të rinjtë gjithnjë e më shumë i ndajnë, madje përdorin dhe të njëjtat fjalëkalime, duke lejuar njëri-tjetrin të shohin dhe lexojnë të gjitha materialet private që kanë në rrjete sociale.
Sipas tyre, kjo marrëdhënie kaq e hapur çon drejt një lidhje të shëndetshme dhe shumë funksionale. Dhe nuk vjen rastësisht.
Përgjithësisht çiftet që janë zhgënjyer një herë, praktikojnë këtë metodë. “Nëse s’bën asgjë, atëherë s’ke asgjë për të fshehur,” kjo është filozofia e tyre që kanë në dorë gjithçka nga jeta e njëri-tjetrit.
Më e pakta që mund të bëjnë ata që kanë tradhtuar është të ndajnë gjithçka, nga fjalëkalimet në rrjete sociale, e-maili, telefonin dhe gjithçka brenda tij.
Por sa e shëndetshme është kjo? FARE. Ajo që duhet të shmangni në lidhjen tuaj është përfshirja kaq ekstreme në jetët e njëri-tjetrit, sa pothuajse nuk i lini asgjë privatësisë, shkruan EO. Dhe që një lidhje të jetë e shëndetshme, privatësia duhet të ekzistojë, për sa kohë nuk cënon partnerin tjetër.
Partneri juaj mund të jetë shoku më i mirë, por ti ke nevojë të bisedosh me miqtë, me familjarë, dhe bisedat që konsumon me ta jo domosdoshmërisht duhet t’i dijë edhe ai.
Provoni të bëni diçka tjetër, nëse dyshoni se partneri juaj ju fsheh diçka, flisni me të. Dhe nëse kjo situatë vazhdon, mbase ka ardhur koha për pak pushim.
Këto gjëra nuk bëhen me forcë, as me frikë.