Afera e vajit, grurit, më herët skandalet në KEK etj etj, janë vetëm disa nga shembujt më të dalluar të cilët dëshmojnë për korrupsionin e këtij pushteti.
Por, përsëri shoqëria kosovare vazhdon të jetë e heshtur. Nuk ka reagime masive sociale ndaj këtyre abuzimeve. A do të thotë se tashmë ajo është topitur aq shumë sa e konsideron korrupsionin dhe abuzimin si normë të zakonshme të veprimit politik, prandaj dhe preferon heshtjen në vend të kundërshtimit?
Apo propaganda e pushtetit ka qenë aq efikase sa ka arritur ta paralizojë çdo nerv të kundërshtimit qytetar serioz. Nuk besoj.
Mirëpo, kjo indiferencë ka të bëjë me perceptimin publik, se edhe alternativa opozitare aktuale kundër këtij pushteti është e zhytur në moçalin korrupsionit për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet, për çka edhe u ndëshkua elektoralisht.
Prandaj, si pasojë e këtij vlerësimi dhe gjykimi mbase duhet kuptuar “tolerancën” shoqërore ndaj shpërdorimeve të pushtetit aktual.
Sepse është e pamundur të pritet që tash shoqëria kosovare t’i var shpresat në luftë kundër korrupsionit tek ata që i ka ndëshkuar për këtë punë.
E mobilizimin kundër pushtetit e krijojnë partitë opozitare. Mediat vetëm e informojnë publikun.
Kështu, pa reformimin e së parës, si duket kjo shoqëri është e “dënuar” të jetojë ndërmjet korrupsionit të së kaluarës, ketij aktual, dhe pa shpresë për të ardhmen