(Ja një shpjegim ad hoc sociologjik)
Këta parardhës tanë, që historia i identifikon herë si pellazgë e herë si ilirë, me indeferencën dhe jogatishmërinë për ta udhëhequr vetën e tyre (aludoj në kolektivin e organizuar sociopolitik, e jo fisin!)) mbetën peng (që nga Iliria e Dardania, e për të vazhduar më tej këtë “traditë” famēkeqe deri në ditēt e sotme) të ambicjeve dhe synimeve të këtyre “tjerëve”. Duke u munduar që ta zbërthej, lojalitetin besimin, apo edhe “aftësinë ose prirjen” e akomodimit të shqiptarëve, ndaj pushtuesve, sunduesve (që shpeshëherë ngatërrohen (pa)qëllimshëm me termat dhe konceptet e miqësisë (shih ti edhe epike!) dhe aleancave të ndryshme që u “evidentuan” në gjitha katalogjet e historisë së qenësimit, po më duket që krejt kjo logjika verbëruese, lojaliteti nënshtrues e besimi blanko (që e kërkonin të huajt nga paraardhësit tanë) e ka burimin; pak te rrethanat sociopolitike, pak te kushtëzimet ekonomike, më shumë te ato ushtarake, por (s’duhet harruar!) edhe te ambiciet bajraktareske për t’u realizuar si karizma në “sytë” e komuniteti e psutuesëve?!
Por, nëse është antropologjike (gjë që shumë pak gjasa argumentuese), atëherë, këtë lloj besimi të vërbër që e kanë demonstruar shqiptarët ndaj të huajve, duhet kërkuar tek veçoritë biologjike të tyre. Që mendoj se është një “adresë” tërësisht e huqur! Ngase, po na del si “dëshmi” antisociale e antihistorike dhe aspak argumentuese.
S’kēndejmi, përgjigjeja sociologjike në pyetjen se; përse shqiptarët u besojnë aq shumë të huajve, “flenë” pér gjykimin tim sociologjik midis tjerash edhe në; historinë e tyre mbijetuese; në mungesën e traditës qeverisëse me vetën e tyre; në përvojën stereotipike ndajē vetës; në glorifikimin e aftësive të huajve, në…
Epilogu; BESNIKËRIA e verbër e shqiptarëve ndaj të huajve HISTORIKISHT, u dëshmua si e padobishme (sepse; nuk u shfrytëzua për maksimalizimin e interesave kombëtare e shtetërore), KULTURALISHT, si mjaft e rrezikshme (sepse; ajo na solli buzë greminës së asimilimit..!) ndërkaq, PERSONALISHT, si tejet e levërdishme (sepse, përfitimet e kësaj natyre shërbyen vetëm individit, rrethit familjar, klanit, grupit të interesit…).
Duket që edhe në ditët e sotme, është duke na përcjellur ky mallkim…