Më në fund arrihet marrëveshja në Bruksel për targat.
Sipas Borrell, Serbia më nuk do të lëshojë targa për qytete të Kosovës dhe Kosova nuk do të vazhdojë të marrë masa të tjera për riregjistrimin e veturave.
Ajo çka na duhet është shpjegimi se a është kjo marrëveshja e njëjtë që ishte propozuar të hënën?
Nëse po, pse u shtye për dy ditë?
Nëse jo, çka kemi përfituar cilësisht krahasuar me atë që ishte të hënën në tavolinë?
Dhe, më e rëndësishmja, a është konfirmuar afati që deri në mars 2023 të arrihet marrëveshja e përgjithshme Kosovë-Serbi, e garantuar nga BE-ja dhe SHBA-ja?
Po presim përgjigjje!