Pse UBT-ja mbetet institucioni më i kërkuar i arsimit të lartë privat në Kosovë e në rajon?

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Slogani i UBT-së, “Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri” tashmë është i njohur për të gjithë të rinjtë e të rejat, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm dhe po përgatiten që në vjeshtë të fillojnë jetën e tyre akademike.

Mijëra nxënës, që kanë ndjekur falas kurset përgatitore në UBT, tashmë e dinë peshën dhe rëndësinë e UBT-së. Madje, ata do të takohen me një befasi shumë të këndshme kur të vijnë për regjistrim – bursë të ofruar nga UBT.

Në ditën e shpalljes së konkursit për regjistrim, qindra të rinj u vunë në radhë për të zënë një vend në UBT, mijëra të tjerë morën përgjigje për interesimet e tyre përmes e-mailit apo bashkëbisedimit në rrjetet sociale.

Sikur edhe viteve të tjera, ata dhe mijëra të tjerë u regjistruan në UBT. Arsyet nuk është e vështirë të gjenden:

I.

Kompania më e madhe botërore për teknologji virtuale, EON Reality ka zgjedhur Kosovën dhe UBT-në, si partner implementues, që të bëjë investimin më të madh direkt në Kosovë që nga paslufta, njëherësh edhe dhe të vetmin në Ballkan, për hapjen e Qendrës për Realitet Virtual dhe të Shtuar. Tridhjetë (30) milionë dollarë është shuma që EON Reality do ta ndajë për ndërtimin e kësaj qendre, që do të shndërrohet në një laborator të krijimit dhe të jetësimit të metodave më inovative teknologjike, që do ndryshojnë përgjithmonë zgjidhjen e problemeve industriale, por veçanërisht do të fokusohet në ndryshimin e sistemit arsimor në Kosovë dhe më gjerë.

Përmes kësaj qendre, studentët që do t’i bashkohen UBT-së do të kenë mundësi të prekin qysh sot të ardhmen e teknologjisë, që për shumë shtete të tjera mbetet ende vetëm një ëndërr.

Të studiosh në UBT do të thotë të kesh qasje në edukimin më cilësor evropian, kështu kurrikulat e pasura dhe të ndara në mundësi për përvetësim të aftësive teorike dhe shkathtësive praktike, laboratorët e pajisur me teknologjinë e fundit, mundësia për punë praktike dhe mobilitet, bursat e shumta të studimit, janë vetëm disa nga përparësitë që t’i ofron studimi në UBT.

II.

Këshilli i Ekselencës botërore, konkretisht Organizata e njohur për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM)  e certifikoi dhe e vlerësoi UBT-në  me Çmimin e Ekselencës me Pesë Yje. Me këtë vlerësim, që është vazhdimësi e vlerësimit të mëhershëm, fituar në vitin 2014, të nivelit organizativ të ekselencës, UBT hyn në mesin e shumë universiteteve prestigjioze nga e mbarë bota që vlerësohen ekselentë në arsimin e lartë.

III.

UBT është institucioni me numrin më të madh të programeve të studimit, nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend dhe në rajon. Për më tepër, të gjitha këto programe ndikojnë që në UBT të mblidhen talentet e reja të vendit tonë, të cilët shumëfishojnë potencialin e tyre në teknologji, shkencë, biomjekësi, shkenca humane dhe biznes.

Anëtarësimi në Global World of Higher Education dhe ka marrëveshjet e bashkëpunimit me mbi 400 universitete ndërkombëtare, ndikojnë që në UBT të vijnë profesorë dhe ekspertë  nga të gjitha universitetet dhe institucionet e tjera partnere, që të sjellin përvojat më të përparuara nga bota akademike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme