Është nxitur një debat rreth propozimeve për një vaksinë të dytë për të luftuar Ebolën në Republikën Demokratike të Kongos, aktualisht në shpërthimit e saj më të keq.
Ministri i Shëndetësisë i Kongo-s, Dr Oly Ilunga, i cili dha dorëheqje pasi u hoq nga administrimi i përgjigjes së vendit ndaj Ebola-s, tha se vaksina aktuale është e vetmja që është provuar të jetë efektive. Ndërsa një deputet i opozitës tha se vaksina e re është e pa testuar, dhe ka frikaë se njerëzit në vend do të përdoren si kafshët në testimet laboratorike.
Ekspertët kryesorë të shëndetit thonë se vaksina e dytë është e sigurt dhe mund të jetë një mjet i rëndësishëm për të përmbajtur përhapjen e virusit.
Testimi
Vaksina e re është testuar në 6,000 njerëz dhe “ka treguar siguri të jashtëzakonshme”, thotë profesori Peter Piot, një ekspert kryesor për Ebola dhe drejtor i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, i cili ka qenë i përfshirë me kompaninë farmaceutike Johnson & Johnson në zhvillim të vaksinës.
Studimet kanë treguar që megjithëse ilaçi është akoma në fazën eksperimentale dhe nuk është testuar te pacientët me Ebola, ai ka rezultuar shumë i efektshëm në testet mbi primatët (kafshët gjenetikisht afër njerëzve).
Mënyra e vetme për ta provuar atë te njerëzit është që ajo të përdoret në një skenar shpërthimi, pasi nuk do të ishte e sigurt të provoni ilaçin me vullnetarë të infektuar me virus në një provë klinike.
Kjo është se si vaksina e parë – nga kompania farmaceutike Merck & Co – u vendos me sukses në Guinea në 2015.
Pra situata me vaksinën e re është e ngjashme me atë të 2015’ës – ka prova thelbësore që është e sigurt dhe se mund të jetë efektive, por nuk është testuar në një shpërthim, dhe nuk ka është licensuar.