Glauk Konjufca dje tha diçka të rëndësishme dhe të saktë. Tha se u është dukur “deal” i mirë një marrëveshje që në këmbim të Asociacionit të nënshkruar prej qeverive të kaluara (pa kompetenca ekzekutive) të fitohet njohja de fakto, apo zhbllokimi ndërkombëtar.
Absolutisht, në rrethanat e tanishme ky është “deal-i” më i mirë i mundshëm dhe Konjufca meriton respekt për guximin për ta pranuar këtë publikisht.
Por këtu ka një problem. Ta lëmë anash faktin se militanti online e ka masakruar si tradhëtar këdo që e ka propozuar këtë “deal” si të mirë.
Mbeten shumë pyetje: pse në rrugën drejt këtij “deal-i” u hap një front konfrontimi dhe u vendos të futeshim në negociata jo me Serbinë, por me SHBA-të, të cilat cila u ofruan si garantuese të këtij “deal-i” të mirë (kujto letrën e Chollet dhe Escobar)?
Çfarë u mendua se do të fitohej me qasjen ndaj veriut që binte ndesh me interesat e NATO-s, e që tash po na kthehet bumerang?
Kush brenda VV i fryu dhe po i fryn mosbesimit në aktorët e vetëm që mund ta zbatojnë këtë deal të mirë?
Kjo kontadiktë duhet zgjidhur, sepse të thuash se diçka është e mirë dhe të punosh kundër saj nuk shkon.