Dita zyrtare e zgjedhjeve në SHBA është gjithmonë e marta.
Vendimi për të martën e parë pas të hënës së parë në nëntor është bazuar kryesisht tek oraret e tregut të fermerëve dhe prodhimeve bujqësore.
E premtja, e shtuna dhe e diela ishin ditë për përkushtime fetare.
Kështu, ditë më të përshtatshme mbeteshin e hëna dhe e marta.
E marta ishte ditë pazari, ndërsa fermerët duhej të niseshin të hënën për të arritur të martën e për ta shfrytëzuar këtë ditë edhe për votim.
Kjo vlen që nga viti 1845 dhe respektohet edhe në ditët e sotme.