Bernardo Silva mbetet ndër synimet kryesore të Paris Saint Germain në afatin kalimtar të transferimeve, shkruajnë mediet franceze.
Kampioni i Francës ka filluar kontaktet që nga muaji mars, megjithatë kampioni i Anglisë do të kërkojë shumë të madhe për ta lëshuar yllin portugez.
Drejtori i PSG ka lidhje të mira me Silvan që nga koha kur të dy ishin pjesë e Monaco.