Pagat e futbollistëve më të paguar për në vitin 2019 janë zbuluar, ku në tri vendet e para janë: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar .
France Football ka mbledhur pagat e fituara të lojtarëve dhe përfitimet nga të drejtat e reklamimit.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronalo janë lojtarët e vetëm që tejkalojnë shifrën e 100 milion euro, me përkatësisht 131 dhe 118 milionë euro në vit, ndërsa Neymar merr 95 milionë euro.
Por ajo që bie në sy është se sa larg është Kylian Mbappe nga futbollistët më të paguar në botë.
Sipas të dhënave të CIES, Mbappe tashmë është vlerësuar me 218.5 milionë euro. Në janar, Transfermarket e ka vlerësuar me 200 milionë euro.
Megjithatë, Mbappe fiton më pak se gjysma e Neymar. Sipas France Football, Mbappe fiton 27.6 milionë euro pagë, bonuse dhe reklama.
Paga e tij te PSG është 21.2 milionë euro në vit, e cila është ende më pak se gjysma e asaj që merr Neymar, 48. 9 milionë euro.
Edhe emra si Gareth Bale me 38.7 milionë euro dhe Antoine Griezmann me 38.5 milionë euro janë para tij.
PSG dhe Mbappe duhet të ulen dhe të negociojnë një rinovim të kontratës, pasi lojtari e kërkon këtë gjë.
Mbappe e di se tani nuk është koha për të diskutuar kontratën e tij pas krizës globale me coronavirusin, që po prek të gjitha klubet.
Top 10 futbollistët që marrin më shumë para brenda vitit.