Paris Saint-Germain është futur në garë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, dhe është i gatshëm të ofrojë edhe futbollistë në një marrëveshje të mundshme për francezin.
PSG-ja ia ka ofruar Unitedit Angel Di Marian si pjesë e marrëveshjes së mundshme për ta transferuar Pogban në kryeqytetin francez, sipas Calciomercato.
Kampioni francez synon ta përforcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të verës dhe është e gatshme ta shfrytëzojë gatishmërinë e Unitedit për ta shitur Pogban.
Di Maria, i cili ka pasur një sezon fantastik në Ligë 1 këtë vit, do të p[përfshihej në marrëveshje.
Anësori argjentinas ka qenë dikur pjesë e Unitedit, por forma e tij në Old Trafford kishte lënë shumë për të dëshiruar.