Mesfushori nga Bregu i Fildishtë mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit
Franck Kessie mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit.
Për këtë siguron mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.
Kontrata e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë me Kuqezinjtë do të skadojë në fund të këtij sezoni.
Palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe largimi i lojtarit në janar duket të jetë i pashmangshëm, përcjell Gazeta Express.
Milani ia ka ofruar Kessiet një rrogë vjetore prej 6,5 milionë eurosh në vit.
Kurse, lojtari i kërkon së paku 8 milionë në vit.
Për këtë, ish-futbollisti i Atalantas mund të largohet nga San Siro gjatë janarit.
Si destinacione të mundshme të 24 vjeçarit janë Paris Saint-Germaini në Francë dhe Liverpooli në Angli