PSG-ja i ka edhe pak ditë afat për Icardin

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germaini po planifikon ta blejë kartonin e sulmuesit argjentinas për 70 milionë euro. Klubi francez ka afat për sulmuesin argjentinas deri më 31 maj

Paris Saint-Germaini po planifikon ta blejë përfundimisht kartonin e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas e kaloi këtë sezon në formë huazimi tek gjiganti francez.

Mirëpo, tash kampioni aktual francez i ka edhe pak ditë afat për ta shfrytëzuar mundësinë e blerjes së lojtarit.

Mediumi britanik “Sky Sports” shkruan se PSG-ja ka afat deri më 31 maj për ta blerë Icardin për 70 milionë euro.

Klubi francez ka kërkuar nga Interi që ta ulë çmimin e lojtarit shkaku i pandemisë koronavirus, por “Nerazzurri” janë të vendosur të mos lëvizin në këtë drejtim.

Ndërkohë, interesim për Icardin ka shfaqur edhe Juventusi në Itali.

Të ngjashme