Paris Saint-Germaini thuhet se ka kontaktuar yllin e Liverpoolit, Mohamed Salahun. Mediat franceze kanë raportuar të hënën se PSG-ja e sheh Salahun si zëvendësues ideal të Kylian Mbappes.
Ylli francez mund të largohet nga Parisi, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës. Drejtuesit e klubit të PSG-së janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë të majme për egjiptianin.
Salahu ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. Këtë edicion 28-vjeçari ka shënuar 28 gola dhe ka bërë katër asistime.