Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit Vinicius Junior.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet spanjolle. Mësohet se te PSG-ja, e shohin brazilianin e Real Madridit si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, 19-vjeçari po konsiderohet edhe si pasardhës i francezit Kylian Mbappe, i cili ka gjasa të mëdha që në verën tjetër të largohet nga Parisi. Vinicius këtë edicion nuk ka patur minutazhë të mjaftueshme te Reali, pasi kryesisht është inkuadruar nga banka e rezervistëve.
Ai ka një gol dhe një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat. Vinicius te Reali u transferua verën e shkuar nga Flamengo për 45 milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin nga La Liga ka kontratë deri në vitin 2025.