Sipas raportimeve të fundit, Paris Saint-Germaini i ka rritur edhe më shumë tensionet me Kylian Mbappe, pasi hoqi posterin e tij nga stadiumi dhe refuzoi të shesë fanellën e tij në dyqanin e klubit.
Sulmuesi 24-vjeçar, nuk është në ditët e tij më të mira me kampionët francezë, pas refuzimit për për të nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin.
Si kundërpërgjigje ndaj sulmuesit për të nënshkruar një marrëveshje të re, PSG-ja e dënoi të stërvitej me ‘skuadrën B’ të hënën, shkruan Mail Sport, transmeton Klankosova.tv.
Dhe tani, është raportuar se klubi parisien ka shtuar edhe më tej përpjekjet e tyre për të hequr yllin e tyre nga skuadra, duke ndaluar shitjen e fanellave të tij.