PSG-ja shpreh interesim për Donnarumman

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Largimi i Gianluigi Buffon nga PSG, ka bërë që këta të fundit të nisin kërkimet për portier të ri, me objektivin kryesor që fillimisht ishte David De Gea.

Por marrëveshja për spanjollin është e vështirë, pasi Manchester United, dëshiron ta mbajë në skuadër, duke i ofruar kontratë të re.

Kështu, të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e PSG-së kanë kthyer vëmendjen në Itali, ku synimi është Gianluigi Donnarumma i Milanit, transmeton kp. Portieri i talentuar mund të jetë i sakrifikuari i madh për shkak se Milani duhet të shesë dikë për të rregulluar bilancet e klubit.

Raportohet që oferta e PSG-së do të jetë gati 60 milionë euro, një shifër që do t’i jepte frymëmarrje shumë Milanit, për sa i përket buxhetit të kufizuar që ka, kjo dhe për shkak të mos kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme