Paris Saint-Germaini është afër transferimit të Fabian Ruizit nga Napoli.
“Corriere dello Sport” ka raportuar se bisedimet mes klubeve janë shumë të avancuara dhe se marrëveshje do të mbyllet së shpejti, transmeton Gazeta Express.
PSG është gati t’i paguajë Napolit rreth 25 milionë euro për Ruizin, teksa të dy klubet janë duke kërkuar që të kompletohet sa më shpejt kjo lëvizje.
Mesfushori spanjoll nuk u paraqit në miqësoren e djeshme të Napolit me Espanyolin.
26-vjeçari është pjesë e napolitanëve që nga viti 2018, teksa kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2023.
Ish-mesfushori i Real Betisit ka qenë vazhdimisht i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, por tani ai do të largohet përfundimisht drejt kampionëve të Francës. /Gazeta Express/