Paris Saint-Germain janë të interesuar për mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez.
22-vjeçari kaloi nga Real Madridi te Milani në korrik të vitit 2019 për 20 milionë euro dhe ka qenë një sensacion deri më tani, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë dy asistime në 25 ndeshje në Serie A dhe Coppa Italia.
Kjo lloj forme ka tërhequr vëmendjen e drejtorit të PSG, Leonardo, shkruan le10sport.
Është përfolur se kuqezinjtë dëshirojnë të paktën të dyfishojnë investimet e tyre, kështu që Theo Hernandez nuk do të shitet nën shumën e 40 milionë eurove.
Edhe pse ai ka nënshtetësi të përbashkët spanjolle dhe franceze, pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Spanjë, por Theo e përfaqëson Francën.
Ai tani mund të kalojë te PSG, por nuk mungojnë interesimet e klubeve tjera.