PSG shikon me optimizëm drejt së ardhmes, jo vetëm falë efektit-Messi që ka dyfishuar shitjet e marketingut, por edhe për një rritje të kapitalit me 171 milionë euro. E
miri i Katarit ka zgjedhur sërish qesen nëpërmjet fondit të tij QSI, për t’i mundësuar klubit që të kompensojë humbjet e pësuara nga kriza e pandemisë. Klubi ka parashikuar një deficit prej 250 milionë eurosh për sezonin aktual dhe shuma e akorduar do të shërbejë për të mbushur boshllëkun e krijuar nga humbjet.
Kapitali i klubit të PSG rritet në këtë mënyrë në 511.4 milionë euro, teksa Le Parisien kujton se në 2011, kur klubi ju shit fondit QSI, kapitali ishte vetëm 893 mije euro, një diferencë që ilustron më së miri, hopin kualitativ të klubit që tani është kthyer në një markë botërore me afrimin e lojtarëve të mëdhenj, i fundit Messi, që u mor madje me parametra zero.
Argjentinasi gjithsesi ka një pagë prej rreth 35 milionë eurosh në vit, por po gjeneron të ardhura ekstra. Vetëm nga shitja e fanellave parashikohet një rritje e arkëtimeve me 40%.
Një progres që nuk ka frenuar vullnetin e sheikëve për të konsoliduar bazën financiare, duke emetuar aksione të reja prej 3.4 eurosh secili, për një shumë globale prej 171 milionë eurosh.
Bëhet fjalë për rritjen e dytë të kapitalit pas asaj prej 316 milionë eurosh të akorduar në 2018, të lidhur me investimin prej 401 milionë eurosh për blerjet e Neymar për 222 milionë dhe Mbappe për 180.
PSG mund ta përballojë kështu me qetësi sezonin në vazhdim, që ishte rënduar nga një deficit prej 250 milionë eurosh, dhe që gjithsesi mund të të reduktohet jo vetëm me shitjen e ndonjë prej futbollistëve, por edhe me rritjen e të ardhurave nga marketingu. Natyrisht qershia mbi tortë do të ishte edhe një ecuri e mirë në Champions, të cilën Emiri dëshiron me ngulm ta fitojë në vitin e Botërorit të Katar.