Strasbourgu ia ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Paris Saint-Germainit në Ligue 1.
Lideri i kampionatit francez ishte mysafir i skuadrës që do të luftojë për mbijetesë deri në fund të sezonit, megjithatë pësoi humbje prej 2-1.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 13-të, kur pas harkimit të Dimitri Lienard nga gjuajtja e lirë, Nuno Da Costa realizoi me kokë.
Pa përfunduar pjesa e parë, rezultati u barazua. Kylian Mbappe e futi topin në rrjetë falë asistimit nga Adrien Rabiot (42′).
Në gjysmën e dytë, vendasit e shënuan golin e fitores me anë të Stephane Bahoken (65′).
Francezi 25-vjeçar pranoi një top Da Costa dhe shkoi vet përpara duke arritur të realizojë.
Përkundër humbjes, Paris Saint-Germaini mbetet në krye të tabelës me dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille.
Ndërsa Strasbourgu numëron 18 pikë dhe pozicionohet në vend të 14-të në tabelë.
https://www.youtube.com/watch?v=WepMcSTom54