Paris Saint Germain ka pësuar humbjen e parë sezonale në Ligue 1.
Gjiganti francez është mposhtur në udhëtim nga Rennes me rezultat 2-0.
Ka qenë një ndeshje shumë e mirë e vendasve, të cilët dominuan që nga fillimi.
Megjithatë Rennes golin e parë e gjetën në minutën e fundit të pjesës së parë kur shënoi sulmuesi Laborde për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë nisi për mrekulli për vendasit.
Në minutën e 46-të Laborde asistoi për mrekulli te Tait i cili realizoi për 2-0.
PSG gjeti golin në minutën e 68-të me Kylian Mbappen, por goli i francezit u anulua për pozitë jashtë loje.
Deri në fund parisienët tentuan të shënojnë, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe Rennes mori tri pikë të mëdha.
Ndeshjen e radhës PSG do ta pres skuadrën e Angers në Parc de Princes, derisa Rennes luan në udhëtim te Metz. /Telegrafi