Paris Saint Germain po përgatitet për ‘blindimin’ e Kylian Mbappe.
PSG do të bëjë gjithçka që të mbajë në radhët e veta yllin francez, Kylian Mbappe.
Mbappe shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më të ndritur, andaj edhe vëmendja për të është shumë e madhe nga gjitha skuadrat e mëdha evropiane.
Sipas ‘Le10Sport’, PSG do të ofrojë kontratë të re me një ngritje të madhe në pagë.
Mbappe do të fitonte rreth 50 milionë euro me kontratën e re të ofruar nga kampionët e Ligue 1.
Mbetet të shihet nëse këto shifra do ta bindin lojtarin të qëndrojë, pasi ky i fundit ka bërë të ditur se vetëm triumfi në Ligën e Kampionëve e mban atë në Paris.