Paris Saint-Germain është rikthyer për Cristiano Ronaldon, vetëm një ditë pasi mediat raportuan se ylli i Real Madridit ka marrë tri oferta.
Sot, El Confidencial raporton se njëri prej klubeve pas atyre ofertave është ai francez, Paris Saint-Germain, transmeton Express.
Grupi parisien kthehet përsëri për njërën prej dëshirave më të mëdha të pronarëve të vet, të cilët, pasi e blenë Neymarin dhe Mbappen verën e kaluar, janë të bindur se mund t’i ofrojnë Cristianos një projekt sportiv që, sipas tyre, portugezi nuk ka pse t’ia ka zili Real Madridit.
Megjithatë, klubi parisien ka probleme me politikën e shitjeve. Duke pasur parasysh shpenzimet e bëra verën e kaluar dhe shpenzimin tjetër [atë të Mbappes kur të bëhet efektive sepse francezi është i huazuar], PSG urgjentisht duhet të shesë dhe t’i përfitojë të paktën 70 milionë euro për t’i përmbushur kërkesat e Financial Fair Play të UEFA-s.
Sidoqoftë, rasti i Cristiano Ronaldos ka pak të bëjë me atë të Neymarit. Për fillestarët: klauzola e Cristiano Ronaldos në Real Madrid është shumë më e lartë se ajo që kishte braziliani në Barcelonë, pra 1.000 milionë euro krahasuar me 222 milionë euro të Neymarit.
Kjo shifër është e papërballueshme për çdo skuadër, prandaj nevojiten negociata dhe klubi madrilen nuk është në favor që ta lejojë yllin e madh të largohet.