Psikologët: Donald Trump vuan nga një sëmundje e rëndë mendore

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 17:00 | Nga

Hillary Clinton pati pohuar se Trump ishte “i paaftë në bazë të natyrës dhe personalitet të vet” për t’u bërë president, dhe muajt e fundit, shumë njerëz nëpër gjithë botën kanë ardhur në një përfundim të njëjtë.

Natyrisht, Hillary ishte kundërshtarja politike e Trump-it, por disa psikologë tash kanë filluar të vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore.

Deri së fundmi, ka qenë e jashtëligjshme për psikologët që t’i vlerësonin figurat publike dhe të flisnin para gazetarëve rreth të të gjeturave të tyre.

Ama, tani ky rregull ka ndryshuar, dhe ekspertët e shëndetit mendor janë duke folur rreth Trump-it.

Në një përpjekje për ta paralajmëruar opinionin e gjerë, psikologët janë duke i publikuar diagnozat e Trump-it. Jo shumë kohë më parë, John D. Gartner, tha se Trump “është i sëmurë mendor dhe rrezikshëm, si dhe i paaftë për të qenë president, për shkak të natyrës dhe personalitetit që ka.”

Ai beson se Trump tregon shenja të “narcizmit malinje”, i cili shpjegohet si përzierje e narcizmit, çrregullimit të personalitetit antishoqëror, agresionit dhe sadizmit në Fjalorin Psikiatrik të Campbells.

Shoqata Amerikane e Psikiatrisë e ka publikuar një listë me nëntë pika të narcizmit – edhe nëse dikush i shfaq vetëm pesë nga to, atëherë ai person vuan nga Çrregullimi i Personalitetit Narcistik:

1. Ka ndjesi të madhe për siguri të tepruar në vetveten (p.sh., e tepron me arritjet dhe talentin që ka, pret që të njihet si ma i miri pa arritje të krahasueshme).

2. Brengoset me fantazitë rreth suksesit, bukurisë, pushtetit, madhështisë, apo dashurisë ideale të kufizuar.

3. Beson se ai apo ajo është i/e veçantë dhe unike dhe mund të kuptohet vetëm nga, apo duhet të shoqërohet me, njerëz të tjerë të veçantë.

4. Kërkon admirim të tepruar.

5. Ka ndjesi për të pasur të drejta, si p.sh., pritje të paarsyeshme veçanërisht për trajtime të favorshme, apo pëlqim automatik me pritjet e tij apo saj.

6. Është ndër-personalisht shfrytëzues, si p.sh., i shfrytëzon të tjerët për të arritur ato që do.

7. I mungon ndjeshmëria: Nuk shpreh vullnet për t’i pranuar apo parë nevojat dhe ndjenjat e të tjerëve.

8. Shpesh ua ka zili të tjerëve apo beson se të tjerët ia kanë lakmi atij apo asaj.

9. Shfaq sjellje apo qasje arrogante dhe mendjemadhësie.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme