Psikologu klinik Visar Sadiku ka ngritur shqetësimin për ndikimin e lojërave të dhunshme tek fëmijët, duke theksuar se mungesa e kontrollit nga prindërit mund të çojë në pasoja serioze për zhvillimin emocional dhe sjelljen e tyre.
Në një mesazh të publikuar, Sadiku ka përmendur disa nga lojërat më të njohura si PUBG, Call of Duty, GTA, Roblox dhe Fortnite, të cilat përmbajnë skena dhune, armë dhe sjellje agresive. Sipas tij, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre përmbajtjeve mund të, ulet ndjeshmëria ndaj dhunës në jetën reale, rrisë impulsivitetin dhe sjelljet agresive dhe vështirësojë aftësinë për menaxhimin e emocioneve
Ai u ka bërë thirrje prindërve që të jenë më të vetëdijshëm për përmbajtjet që konsumojnë fëmijët e tyre dhe të ndërmarrin masa mbrojtëse. “Prindërimi nuk është vetëm t’u sigurojmë fëmijëve ushqim dhe veshje, por edhe të mbrojmë mendjen dhe zemrën e tyre!”, ka theksuar ai.
Psikologu rekomandon vendosjen e kufijve për lojërat e dhunshme, biseda të hapura me fëmijët mbi dallimin mes lojës dhe realitetit, si dhe ofrimin e alternativave të shëndetshme si sporti, librat dhe aktivitetet kreative.