PSRK-ja ndalon dy persona për Hyrje ne sistemet kompjuterike, Mashtrimi dhe Shpërlaje të parave

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar të enjten dy të pandehur për 48 orë, raporton Ekonomia Online.

“Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Sipas PSRK-së, lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1 mijë euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura.

Të ngjashme