PSRK: Martin Berishaj ishte ftuar edhe më herët për intervistim, por kishte kërkuar shtyrje për shkak të angazhimit

| 29 Mar 2024 | 20:38 | Nga

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar për intervistimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i cili dyshohet për tri vepra penale.

Prokurororia ka bërë të ditur se Berishaj ishte ftuar edhe më herët për intervistim, por ai kishte kërkuar që të shtyhej “për shkak të angazhimeve”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pas interesimit të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.

Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vetë Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador.

Të ngjashme