Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim që në Prokurorinë Speciale të formohen edhe tri departamente, departamenti për terrorizëm, për krime të organizuara dhe departamenti për korrupsion dhe krime financiare, raporton Ekonomia Online.
Kryeprokurori i shteti Aleksandër Lumezi, tha se këto dempartamnete do të shtohen me këkresë të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.
“Kemi një kërkesë nga kryeprokurori i për një riorganizim që të kemi rezultate më të mira, pas diskutimit edhe ne e kemi parë të arsyeshme që kjo kërkesë e kryeprokurorit duhet të kalohet në këshill në mënyrë që të bëhet profilizimi i prokurorëve dhe të kemi një punë më të mirë”.
Lumezi tha se këto departamente do të kenë udhëheqës që do t’i japin llogari kryeprokurorit të Speciales.
Sipas tij, numri i prokurorëve në këto departamente do të caktohen deri më 1 prill pas një analize varësisht nga numri i lëndëve.
“Mendoj që është e rëndësishme të themelohen këto 3 departamente, është paraparë të ketë edhe udhëheqës të këtyre departamenteve, dhe të cilët do ti japin llogari kryeprokurorit të Speciales”.
“Në këto departamente i rekomandohet këshillit që të obligohet kryeprokurori i Speciales deri më 1 prill që t’i identifikoj të gjitha lëndët që janë dhe në bazë të lëndëve të shohim se sa duhet të jetë numri varësisht nga ngarkesa. Pas identifikimit të lëndëve të caktohet numri i prokurorëve”.
Përderisa Shqipton Fazliu, koordinatori kombëtarë për krimet ekonomike, tha se gjatë muajve korrik- shtatorë të vitit të kaluar nuk ka pasur progres për konfiskim të pasurisë.
Kurse periudhën e tetor-dhjetor e cilësoi si arritje me konfiskimin e 1 milion eurove, raporton EO.
“Periudha e parë korrik- shtatorë situata vazhdon të mbetet e njëjtë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, konfiskim ka pasur pak apo aspak. Raporti i periudhës tetor-dhjetor kemi një përmbysje të madhe të shifrave, periudha e fundit e 2019, shifra e konfiskimit prej 1 milion euro të konfiskuara me aktgjykim të Gjykatës së Apelit, krahasim me vitin 2018 kemi arritje”.
“Ka një reduktim të rasteve të zgjidhura por ky dallim është i vogël dhe mendojmë që ky dallim është i pamjaftueshëm. Ka më pak raste në pritje, por neve vazhdojmë me këtë trend nuk është mirë. Peja Prizreni dhe Ferizaj vazhdojnë të sekuestrojnë në raste të pyllit dhe raste të tilla nuk vërehet te rastet e tilla”.
“Ne sugjerojmë të vazhdohet me qasjen e njëjtë sa i përket fazës afatshkurtër për sekuestrimit. Është mirë të trajtohen rastet speciale të ligjit për kompetencat e zgjeruara dhe duhet të shikohet pse edhe dy vite pas miratimit të këtij ligji nuk kemi asnjë rast të iniciuar”.