Nëse fëmijët në moshën tre vjeçare kanë peshë të tepërt trupore, ka mundësi që në moshën nëntë vjeçare të hyjnë në pubertet.
Sipas shkencëtarëve shkak i pubertetit të hershëm është hormone leptinë, i cili lirohet nga indi yndyror, transmeton Klan Kosova.
Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Michiganit paraqesin edhe një dëshmi të re në një sërë dëshmish ekzistuese, të cilat sugjerojnë që obeziteti shkakton trend gjithnjë e më të hershëm të hyrjes së vajzave të vogla në pubertet.
Hulumtimi mbështetet në përcjelljen nëntëvjeçare të kësaj moshe.
Njëkohësisht paralajmërojnë që në fazën e më vonshme puberteti mund të kushtëzojë rrezik më të madh për shfaqjen e ndonjë karcinomi, posaçërisht të kancerit të gjirit.