Shumë persona e kishin telefonuar Policinë e Los Angelesit pasi helikopteri i Kobe Bryant ishte rrëzuar në një kodër në Kalabasas, duke e lënë të vdekur ikonën e basketbollit, vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.
Sipas audio xhirimeve të publikuara të hënën nga Departamenti i Zjarreve të Policisë së Los Angelesit të hënën, disa telefonues kishin treguar se e kishin parë ose dëgjuar një aeroplan duke u rrëzuar rreth orën 9:45 të mëngjesit më 26 janar.
Njëri telefonues kishte qenë duke vrapuar nëpër atë kodër ku u rrëzua helikopteri i Bryant, Sikorsky S-76, dhe menjëherë e kishte telefonuar policinë, duke e ngatërruar megjithatë helikopterin me një aeroplan.
“Mund ta dëgjoj një aeroplan duke u rrëzuar, mendoj se ishte për shkak të shtresës së reve”, tha telefonuesi.
“Nuk mund ta shihja, por e dëgjova një goditje dhe pastaj gjithçka ishte e heshtur. Menjëherë pas kësaj fillova të shoh flakë”.
Një tjetër telefonues, që ishte në një market në Agoura Hills, kishte raportuar se një helikopter ishte rrëzuar në një mal, transmeton gazetaexpress.
“Ne e dëgjuam atë dhe tani po i shikojmë flakët”, tha burri, i cili ishte rreth 400 metra larg vendit ku u rrëzua helikopteri.