Publikohen emrat dhe fotografitë e tri vajzave që vdiqën pas sulmit me thikë dje në Britani

Prishtinë | 30 Kor 2024 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Merseyside sapo ka lëshuar një deklaratë, duke përmendur emrat e tre vajzave të vrarë në sulmin e djeshëm në Southport.

Ato janë Bebe King, Elsie Dot Stancombe, dhe Alice Dasilva Aguiar, familjet e tyre po përkrahen nga oficerë specialistë, dhe kanë kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë.

Më tej, spitali i fëmijëve “Alder Hey” në Liverpool ka bërë të ditur se dy të rritur që janë duke u trajtuar aty janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryeministri Keir Starmer tha se ai vizitoi Southportin për të nderuar viktimat dhe familjet e tyre që po përjetojnë “dhimbje dhe pikëllim të papërpunuar që shumica prej nesh nuk mund ta imagjinojnë”.

Ai falënderoi gjithashtu punonjësit e shërbimit të urgjencës, duke shtrënguar duart e zjarrfikësve dhe stafit të ambulancës gjatë një vizite në një komisariat, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Nga ky sulm mbetën të lënduar tetë persona.

Të ngjashme